sale

Haloterapia ose ndryshe terapia e kripës kryesisht konsiston në thithjen e një aerosoli të mikronizuar të klorurit të natriumit. Në një seancë moderne të haloterapisë, pacienti është në një “dhomë kripe” të projektuar posaçërisht për të rikrijuar mikroklimën e pranishme në një shpellë natyrale të kripës. Për ta bërë atmosferën e ngopur me klorur natriumi përdoren pajisje të posaçme mjekësore (halogjeneratorë ose mikronizues të kripës), të cilat reduktojnë grimcat me madhësi mikrometër për ti lejuar më pas të jonizohen. Gjeneratori i mikroklimës mikronon kripën dhe e përzien atë tërësisht me një rrymë të rregulluar ajri, e cila pastaj shpërndahet uniformisht në të gjithë dhomën e kripës.

Përfitimet e Haloterapisë:

  • Sistemi respirator: alergjitë, astma, bronkiti, sinusitit, bronkektazia, bronkospazma, fibroza cistike, rinitet, rinosinusopatitë, vështirësitë në frymëmarrje, kolla e thatë dhe produktive, “wheezing” pulmonar, sekrecionet mukozave, edema e mukozës, tonsilitet, faringitet, otitet, ftohja dhe gripi.
  • Sistemi dermal (lëkura): psoriaza, ekzema, dermatiti, rigjenerim, riparim, dhe mirëmbajtje e lëkurës.
  • Të tjera: përmirësimin e sistemit imunitar, rehabilitime pas gjendjeve të stres/ traumës dhe depresionit, anti-stress, largon stresin e akumuluar.
  • Efekte anësore të haloterapisë : Në raste të rralla, gjatë trajtimit mund të shfaqen fenomene të përkohshme si kruajtje të lëkurës, fytit dhe acarim të syrit. haloterapia nuk rekomandohet për persona me një nga kushtet e mëposhtme: gjendje kritike të sëmundjeve respiratore; dehje për shkak të alkoolit ose drogës; infrakt; gjakderdhje ose epistaksi; hemoptysis; hipertension i rëndë sistemik.
salt1

REALIZIMI I HALOTERAPIVE NË HOTELE & RESORTE I SHTON VLERA AMBJENTIT TUAJ.