img-1-540x400

Piscina Wellness, kompani leader në sektorin e Wellness-it, i ofron njeriut bashkëkohor, hapësira të favorshme për mirëqënien e tij fizike dhe mentale, relaksimin dhe rigjenerimin. Piscina Wellness realizon qendra Wellness-i, Spa dhe Pishina duke i konceptuar ato si vepra të vërteta arti, teknologjiksht të avancuara, të cilat theksojnë cilësinë e materialeve italiane. Përmes bashkëpunimeve të shumta me arkitektë dhe dizajner ndërkombëtarë, Piscina Wellness, i ofron klientëve të saj zgjidhje tailor-made dhe të përshtatshme pë t’iu përgjigjur konkretisht kërkesave të njeriut të sotshëm.

Nga marrëveshja me Arkitektin Simone Micheli, merr formë STELLA: një modul inovativ, funksional dhe smart i cili bashkon saunën, banjon turke dhe dushin emocional së bashku me elementë të tjerë të arredimit (krevatë, tavolina të lëvizsshme, stola, rafte) esencialë për një ambjent wellness-i që ka si qëllim të vendosë njeriun në qëndër të hapësirës dhe jashtë rrjedhës së përditshme. Komponentë fleksibël, modularë dhe lehtësisht të transportueshëm përbëjnë modulin STELLA, në mënyrë të tillë që edhe na faza montimi dhe çmontimi të jetë i thjeshtë, i shpejtë dhe i realizueshëm në çdo tipologji ambienti